Shtëpia e të Moshuarve Kavajë
Shtëpia e të Moshuarve Kavaje eshte i ofron komunitetit të të moshuarve ndihmë dhe shërbime sociale, në përputhje me standardet bashkëkohore, në mënyrë që të stimulojë pavarësinë dhe integrimin e tyre në jetën normale.
Ambjentet e Shtëpisë së të Moshuarve:
· 19 dhoma gjumi, të pajisura me të gjitha mobiljet e nevojshme dhe me tualet te brendshëm. Banorët mund ti mbajnë sendet e tyre personale në dhomat e tyre.
· Një dhomë ngrënieje u jep mundësinë banorëve që të hanë së bashku me vizitorë që mund të kenë. Ushqimet për banorët gatuhen sipas gjendjes së tyre shëndetësore dhe dietave të përcaktuara prej doktorit.
· Një dhomë pune për punonjësin social
· 1 dhomë Lavanderie në përdorim të banorëve
· 1 dhomë mjekësore, me 1 mjek me kohë të pjesëshme dhe sherbim infermierie 24 ore ne dite.
· Ambjente të shumta argëtimi që përfshijnë një dhomë televizori, bibliotekë, verandë dhe kopësht.
Nëse keni ndonjë pyetje, shqetësim, sugjerim apo dëshironi të aplikoni për të jetuar në Shtëpinë e të Moshuarve, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Shtepia e te Moshuarve Kavaje
Lagja: Nr.2
Rruga: Taulantia, (Prane Stadiumit “Besa”)
Telefon: 0552 42 832
Facebook: https://www.facebook.com/people/Shtepia-E-Te-Moshuarve/100008258135391
Dokumentat e mëposhtëm duhen paraqitur, për të aplikuar për të jetuar në Shtëpinë e të Moshuarve:
· Një kërkesë me shkrim, e plotësuar nga vetë aplikanti, të afërmit e tij apo kryetari i rajonit ku jeton i moshuari, në të cilën të deklarohet kërkesa e tij për tu pranuar për të jetuar në Shtëpinë e të Moshuarve;
· Çertifikatë e Gjendjes Civile së aplikantit;
· Çertifikatë e Gjendjes Familjare të aplikantit;
· Fotografi të aplikantit (2 copë);
· Raporti mjekësor i aplikantit që përcakton gjendjen e saj/tij shëndetësore;
· Një vërtetim nga Zyra e Sigurimeve Shoqërore, që deklaron nëse aplikanti merr ndonjë lloj pensioni;
· Një vërtetim të lëshuar nga Kryetari i Rajonit përkatës, që deklaron gjendjen ekonomike të familjes së aplikantit.
· Mosha e pranimit ne Institucion per meshkuj 65-vjeç per femra 60-vjeçe.
Për banoret e qytetit te Kavajës dokumentacioni i mësipërm dorëzohet ne Bashkinë Kavaje e cila shqyrton çdo rast sipas rendësish, dhe me pas e kalon per aprovim ne Këshillin Bashkiak te Qytetit.
Për banoret e qyteteve te tjera dokumentacioni dorezohet ne Zyren Rajonale te Shërbimit Social te cilët bëjnë vlerësimin e rastit dhe me pas e çojnë për komisionin ne Shërbimin Social Shtetëror.
Festae fundvitit në shtëpinë e të moshuarve: