HISTORIKU I SHTËPISË MUZE

Shtëpia muze   është ndërtuar në fundin e shek. XVII-të dhe është tipike qytetare kavajase. Kjo ka zëvendësuar arkitekturën e godinave dy katëshe, të cilat ishin karakteristike deri në vitin 1795, kur feudali I Beratit Kurt Pasha e shkatërroi qytetin dhe në përpjëkje për ta pushtuar përdori artilerinë (topa). Pasi e shkatërroi, qyteti u grabit dhe nuk pati mundësi të rimëkëmbej si më parë, banesat dy katëshe u zëvëndësuan me ndërtesa një katëshe.

Në vitin 1971 u përshtat muze dhe monument kulture I kategorisë së parë. U grumbulluan nga I gjithë rrethi eksponentë me vlera të mirwfillta etnografike. Materialet e përdorura për ndërtimin e shtëpisë muze jane druri, qerpi çi, guri dhe hekuri. Shtëpia përbëhet nga një oborr të madh me një pus në mes, traditë e shtëpive të vjetra të qytetit. Ajo është e drejtuar nga veriu.

Kjo shtëpi nuk ka arkitekturë unike dhe dhe përfaqëson dy faza zhvillimi.

1)     Ka dy dhoma multifunksionale (shtëpi zjarri) pa tavan, zjarri ndizej në mes të shtëpisë, një sofat për ngrënie dhe fjetje, sergjene në mure, qilarë në anën e pasme të shtëpisë e dollape.

Familja e vogël flinte në sofat, ndriçimi bëhej me kandil dhe një ndriçim nga lart nëpërmjet baxhos.   

2)     Faza e dytë e arkitekturës ndodh kur numri i familjes rritet dhe merr përmasa më  të mëdha, kjo duket me shtimin e dy dhomave anësore, prandaj edhe ndryshojnë.

-       Shtohet oxhaku, vihet tavani   dhe dyshemeja shtrohet me dërrasë.

-       Faza më e zhvilluar përfaqësohet nga shtimi I dy dhomave anësore të ngritura nga tokë që shprehnin nivelin e ngritur qytetare. Dhomat janë për (miq të afërt , kushërinj, njëra për burra dhe tjetra për gra). Dritaret dhe tavani plotësohen dhe  zbukurohen me elementë të   ornamentikës. Ngrohja me mangall, çdo dhome ka nje haman dhe një banjo, bodrumet luajnë rolin e hambarit, qilarët si magazinë.

-       Tek hollet anësore të hajatit ndodheshin dy vegjë për punimin e mëndafshit. Ç’do shtëpi kishtë një man sepse kultivohej krimbi I mëndafshit I cili eksportohej jashtë vendit. Quri (hauri) komunikonte me bahçen. Ne këtë shtëpi bie në sy bardhësia e mureve e shpërndarë në sipërfaqe të mëdha e cila kombinohet bukur me punimet e drunjtasi shtyllat, tavanet, karmakët, dyert, dritaret të cilët përbëjnë një ansambël të vërtetë piktorik.

Ky muze përmban më shumë se tetëqind objekte të rëndësishme dhe me vlera të rradha të trashëgimisë etnografike. Një pjesë e këtyre objekteve datojnë që nga periudha Ilire, periudha e mesjetës së hershme, periudha e mesjetës së vonshme, periudha e pavarësisë, periudha e socializmit e më tej.

Muzeu tërheq vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.