Dendësia e popullsisë e zonave urbane është 285 banorë për km2 ndërsa në zonat rurale shumë më pak. 57.6% e njerëzve në rreth jetojnë në zonat rurale ndërsa 42.2% jetojnë në qytet. Struktura gjinore e popullsisë është pothuajse e barabartë. 48% e forcës punëtore është e punësuar. Gjatë dy dekadave që pasuan vitin 1990 dhe për shkak të papunësisë si rrjedhojë e një mjedisi ekonomik të paqëndrueshëm i shkaktuar nga tranzicioni (kalimi) nga një qeveri komuniste në një demokraci të lirë, më shumë se 25% e të gjithë popullsisë u largua nga vendi, kryesisht në vende si: Italia, Greqia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, SHBA-ja dhe Kanadaja. Një përqindje e vogël ka emigruar drejt Durrësit të afërt dhe kryeqytetit Tirana.