Letra e plotë e kryetarit të bashkisë Elvis Rroshi

Siç edhe jeni ne dijeni, me koshiencen time, ju tregova për një letër e cila me zuri në befasi disa ditë më parë.
Nisur nga ai moment, i vënë në kushtet si me qenë vrasës, apo hajdut i rrugës së kombit, unë mendova se s'mund të vazhdoja detyrën time duke qenë në qendër të akuzave, por pas vetëm 60 minutash, më vjen nga Italia dëshmia ime e penalitetit e cila tregon të vërtetën që unë jam komplet i pastër.
Nga ai moment, bëra valixhen gati dhe u nisa për Itali me qëllim që betejës sime me drejtësinë ti shkoj deri në fund, siç edhe ju kam premtuar njerëzve. Kam 3 ditë këtu dhe posedoj, dy dëshmitë e mia të penalitetit dhe çdo certifikate të mundshme e cila tregon në dritën e diellit që unë skam patur probleme me drejtësinë italiane.
Duke qenë se jetojmë dhe punojmë me një shtet ligjor, kam vendosur që mos ju besoj letrave te bakallit por çdo letër e cila ka vlerë ligjore dhe çdo element që e bën atë të vlefshme.
Ndaj, nisur edhe nga mijëra mesazhe që kam marre nga votuesit dhe nga situata që më nxjerr të pafajshëm, kam vendosur të vazhdoj detyrën time me përulje kundrejt qytetarëve të mi deri në momentin që çdo gjë do sqarohet nga drejtësia.
Mandatin dhe detyrën e mrekullueshme të shërbimit ndaj qytetarëve nuk ma ka dhene as Lulja, as Saliu dhe as Shqupi. Ma kane dhënë bashkëqytetarët dhe atyre do tju bindem dhe shërbej deri në sekondën e fundit.
I bëj thirrje politikës që mos merret vetëm me një Kryetar Bashkie të një qyteti se unë as kam vrarë njerëz në Gërdec, as kam vrarë njerëz në bulevard, as kam vrarë shpresën e njerëzve por kam ringjallur shpresën në qytetin tim, kam punuar, investuar dhe shtrirë dorën tek çdokush që më ka dhënë ndihmë qoftë edhe për një pemë për qytetin tim.
Do kthehem në Shqipëri së bashku me skuadrën e avokatëve të mi italiane për të vene pikat mbi i me drejtësinë dhe me publikun.
Siç edhe e ka merak Berisha, dëshmitë janë edhe me Elvis edhe me Ervin.