1. Merr vendime me shumicën e votave të përgjithshme të anëtarëve të këshillit në këto raste:

a) Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin dhe Z/Kryetarin e Këshillit.
b) Me propozimin e Kryetarit të Këshillit emëron Sekretarin e Këshillit.
c) Miraton aktet e themelimit të ndërmarjeve, shoqërive tregare si dhe personave të tjerë juridik që krijon vetë ose është bashkëthemelues.
ç) Miraton Buxhetin dhe ndryshimet e tij.
d) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
dh)Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kopetencave të përbashkëta ose me persona të tretë.
e) Zgjedh përfaqësuesit e këshillit të bashkisë ne këshillin e qarkut.
f) Vendos për dhënien e heqjen e mandatit të këshilltarit.
g) Vendos për mbledhjet e mbyllura.

2. Merr vendime me 3/5 e numrit të përgjithshëm të akteve të këshillit për miratimin e tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronave të të tretëve.

3. Merr vendime me shumicën e numrit të anëtarëve të këshillit pjesëmarrës në vendim në këto raste:

a) Vendos për taksat e tarifat vendore si dhe nivelin e tyre.
b) Miraton statusin e bashkisë dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet.
c) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë.
ç) Miraton norma standarte e kritere për rregullim të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikimin, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe persona të tjerë të zgjedhur ose të marur në përputhje me legjislacionin në fuqi.
d) Vendos për simbolet e Bashkisë.
dh) Vendos për emërtimet e rrugëve, të shesheve, të territoreve të institucioneve dhe të ambjenteve në juridiksionin e Bashkisë.
e) Jep tituj nderi dhe stimuj.
f) Vendos për rregullat, proçedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve te deleguara.