Drejtoria e Taksave dhe e Tarifave Vendore ofron një sistem të ndershëm të administrimit të taksave vendore, dhe që t’iu përgjigjet taksapaguesve, duke kontribuar pozitivisht në klimën ekonomike të vendit.
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore ka për detyrë për ofrimin e shërbimeve me cilësi dhe në kohë për taksapaguesit, nëpërmjet menaxhimit të sistemeve të regjistrimit të dhënies së informacionit, shpjegimit, llogaritjes së detyrimit, përshpejtimit dhe lehtësimit të procedurave për pagesat e taksave vendore për të gjitha subjektet taksapaguese që punojnë në qytetin e Kavajës, për qytetin e Kavajës dhe në shërbim të tij.
Drejtoria e Taksave dhe e Tarifave Vendore ka në përbërje dy sektorë:


1. Sektorin e Menaxhimit Biznesit dhe të të Ardhurave
2. Sektorin e Menaxhimit te Borxhit dhe Task Forcës

Sektorin e Menaxhimit Biznesit dhe të të Ardhurave
Objektivi kryesor i punës së këtij sektori është hartimi, implementimi dhe kontrolli i sistemeve të qarta për përpunimin e deklaratave të tatimpaguesve, vlerësimi i detyrimeve tatimore që duhen paguar, përcakton kriteret për përzgjedhjen e tatimpaguesve mbi basen e analizës se riskut për t'iu nënshtruar kontrollit tatimor. Ofron funksionin e kontabilitetit të të ardhurave tek DTTV duke përdorur sistemin e integruar tatimor ose regjistrime në programe  apo regjistra manuale.
Ofron dizenjimin e një sistemi kontabiliteti efektiv të regjistrimit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore.
Kryen kontrollin e pagesave me të dhëna të mjaftueshme për të bërë të mundur kontrollin transparent mbi regjistrimet dhe kontabilizimet e mandateve të pagesave tatimore dhe rakordimet me Bankat dhe Zyrën e Thesarit të qytetit.

Sektori i Borxhit dhe Task Forcës
Detyrë kryesore  e këtij sektori është kontrolli mbi territorin për të gjithë subjektet taksapagues (BM, BV, Pronësi, OJF) brenda jurisdiksionit të Bashkisë së Kavajës.