Sipas Rregullores së organizimit dhe funksionimit të Bashkisë Kavajë, misioni dhe objektivat e saj janë:

    1.
      Të realizojë strategjitë e politikave në fushën e urbanistikës, menaxhimit dhe rregullimit të territorit urban në qytetin e Kavajës;
    2.
      Të përfaqësojë Bashkinë e Kavajës, si person juridik, me autorizim të titullarit, në marrëdhënie me të tretë për problemet urbane;
    3.
      Të organizojë punën studimore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit urban dhe të propozojë masat konkrete në aspektin e ndyshimeve dhe përmirësimit të Planit Rregullues të qytetit;
    4.
      Të ndjekë dhe bashkërendojë punën në zbatim të legjislacionit, në fushën e ndërtimeve dhe investimeve publike dhe private në territorin e qytetit të Kavajës.

Objektivat e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave në planifikimin vendor janë:

a) përcaktimi i parimeve dhe i drejtimeve të zhvillimit të territorit në nivel vendor; b) balancimi i nevojave dhe interesave kombëtarë e vendorë për zhvillimet në territor; c) krijimi i kushteve për një zhvillim, të qëndrueshëm e të balancuar, në territor, duke marrë parasysh, në mënyrë proporcionale, nevojat e zhvillimit ekonomik, social, kulturor dhe karakteristikat, kapacitetet e vlerat natyrore e mjedisore në përgatitjen e instrumenteve të planifikimit; d) drejtimi i zhvillimit të sistemeve të banimit e sistemeve të tjera të ndërtueshme dhe drejtimi i territoreve/zonave urbane; e) përcaktimi i intensitetit e shtrirjes së ndërtimit; f) planifikimi i masave për të garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen, zhvillimin dhe përdorimin më të mirë të burimeve natyrore, të tokës së kultivueshme, peisazheve të hapësirave të gjelbra; g) përcaktimi i rregullave të përgjithshme për përdorimin e tokës dhe të zonave ujore; h) përcaktimi i vendndodhjes së rrugëve, linjave hekurudhore, burimeve ujore, aeroporteve, porteve, transmetimit të energjisë, vendeve për trajtimin e mbetjeve dhe të infrastrukturës tjetër publike e servituteve publike; i) identifikimi i zonave natyrore të mbrojtura;