1.  
    Të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë në veprimtarinë e Këshillit të Bashkiak, komisionet e tij, të Kryetarit të Bashkisë dhe administratës, nëpërmjet asistencës dhe konsulencës juridike;
  2. Të kontrollojë bazueshmërinë ligjore dhe siglojë paraprakisht aktet administrative (urdhra,  vendime, urdhëresa ) që i paraqiten Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë;
  3. U jep ndihmën juridike drejtorive/sektorëve, apo zyrave të Bashkisë për hartimin e kontratave të ndryshme, në lidhje me realizimin e funksioneve të bashkisë;
  4. Përfaqëson Kryetarin e Bashkisë apo Këshillit Bashkiak në proceset gjyqësore, me autorizim të  tyre, në të gjitha shkallët e gjykimit për vendimet e marra, kur ato bëhen objekt konflikti gjyqësor;
  5. Në bashkëpunim me drejtorite dhe sektorët përkatëse koncepton opinionet e bashkisë kur kërkohet nga organet kompetente, për hartimin e ligjeve apo të amendamenteve të ndryshme;
  6. Ndikon drejtpërsëdrejti në zgjidhjet juridike brenda kompetencave të Bashkisë të të gjitha ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, kur ata i drejtohen Kryetarit të Bashkisë, Këshillit Bashkiak apo organeve qendrore.
  7. Siguron shërbimet bazë për aparatin, në përputhje me legjislacionin, politikat e zhvillimit e vendimet e Këshillit Bashkisë, si dhe ofron shërbimet informuese për publikun mbi aktivitetin e Bashkisë;
  8. Jep ndihmesë për orientimin e komunitetit qytetar për adresim të saktë në zgjidhjen e problemeve;
  9. Përgjigjet për shërbimet mbështetëse për Bashkinë, për shërbimin e personelit dhe trajnimin e tij;
  10. Përgjigjet për pranimin e personelit të Bashkisë e të institucioneve vartëse dhe krijimin e kushteve për punë normale, nëpërmjet trajnimeve e forma të tjera efektive;
  11. Përpilon listën vjetore të projekteve së bashku me buxhetin përkatës dhe i paraqet për shqyrtim dhe miratim;
  12. Merret me ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve të institucionit, bazuar në legjislacionin në fuqi.